Skënderbeu ende i pamposhtur në Superligë

Volejboll

Skënderbeu ende i pamposhtur në Superligë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:46
Skënderbeu ende i pamposhtur në Superligë

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra ka rimarrë kreun e renditjes të Superligës pas dy takimeve të javës së 5-të të luajtura sot.

Korçaret fituan pa probleme 3-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës, një ndeshje që zgjati më pak se 60 minuta dhe që ishte si një stërvitore për mikeshat nga Korça.

Të trija setet u fituan thellë nga Skënderbeu, 25-9, 25-7, 25-12, që udhëheq renditjen me 15 pikë të plota e asnjë set të humbur deri më tani.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, skuadra e Barleti Volley triumfoi 3-1 ndaj Lushnjës në kryeqytet, sfidë që nisi më mirë për mikeshat nga Myzeqeja, por që më pas u dorëzuan.

Lushnja fitoi 30-28 setin e parë, duke përfituar nga një nënvlerësim i Barletit, që “zgjohet” në setin e dytë e dikton në fushë. Barletaset fitojnë tri setet e tjera 25-13, 25-12 e 25-18, duke marrë tri pikë që e ngjitin në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Partizanin.

Superliga –Femra, java e 5-të

Vllaznia – Apolonia, 3-1

Partizani – Tirana, 1-3

Flamurtari – Skënderbeu, 0-3

Barleti Volley – Lushnja, 3-1

Renditja: Skënderbeu 15 pikë, Tirana 12 pikë, Vllaznia 12 pikë, Partizani 9 pikë, Barleti Volley 9 pikë, Apolonia 3 pikë, Lushnja 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat