Protestë paqësore e kampioneve para MKRS-së

Volejboll

Protestë paqësore e kampioneve para MKRS-së

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:01
Protestë paqësore e kampioneve para MKRS-së

Kampionja e Kosovës, Drita nga Gjilani, sot ka mbajtur një protestë paqësore para Ministrisë së Kulturës,  Rinisë dhe të Sportit të Kosovës.

"KV Drita ka zhvilluar protestë paqësore për të shfaqur edhe në këtë formë pakënaqësinë për formën e ndarjes së mjeteve nga Pakoja e Rimëkëmbjes ekonomike në sport.

Klubit gjilanas i figuronte shuma prej 23,000€ ne vlerësimin e parë, për t’u reduktuar dukshëm në të dytin në 11,000 euro. 

Image

Për kampionet, rivlerësimi nga Pakoja Ekonomike për Sport, nënçmues dhe i papranueshëm.

Në protesta u shfaqën 18 pankarta (me ngjyrat e flamurit të Republikës të Kosovës) me 18 porosi drejtuar MKRS-së.

Numri 18, simbolizon kupat e fituara nga KV Drita ne 10 vitet e fundit.

KV Drita pas kësaj proteste pret reflektim nga MKRS, që ta marrë në konsideratë faktin si klubi më i suksesshëm i volejbollit të vajzave dhe përfaqësues i Kosovës në të gjitha nivelet e garave evropiane.

Thënjet në Pankartat e KV DRITA - Femrat ishin:

1. MKRS po na demotivon.
2. Volejbolli, sporti më i suksesshëm ekipor i femrave.
3. EVROPA na shikoi 14 herë në Kupat Evropiane - MKRS nuk na sheh.
4. Mos e nënçmoni volejbollin femëror.
5. SPORTI - Storja më e suksesshme e Kosovës. 
6. KOMISION - Nuk nënçmohet KAMPIONI.
7. DREJTËSI për volejbollin e vajzave.
8. GABIMIN mund ta përmirësoni.
9. Mos i nxirrni në rrugë sportistët.
10. Po e rrezikoni pasurinë tonë të çmuar.
11. MOS u turpëroni.
12. Investoni në SPORT, ndihmoni RININË.
13. A ju bëjmë krenarë vetëm në rrjete sociale?
14. Na MOTIVONI, të vazhdojmë TUTJE.
15. KV DRITA është e Kosovës.
16. Jepni shembull të mirë për VAJZAT.
17. 12.000€ më pak!?  minus 53%! Vetëm KAQ VLEJMË?
18. Komision - HAPI SYTË”, t
huhet gjatë protestës së Dritës, kampione vjeshtore e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat