Operohet lojtarja e spikatur e Skenderajt 

Volejboll

Operohet lojtarja e spikatur e Skenderajt 

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Shera Behrami me bashkëlojtaret

Volejbollistja e spikatur e Skenderajt, Shera Behrami, operohet me sukses. 

Kapitenja e ekipit dhe anëtarja e Kombëtares së Kosovës, pas lëndimit gjatë një ndeshje kampionale, patjetër iu desh t’ju nënshtrohet operimit. 

“Kapitenja jonë Shera Behrami ka kaluar me mjaftë sukses operimin në gju, një lëndim i rëndë qe ndodhi gjatë aktivitetit sportiv.

Disa nga vajzat e klubit tonë vizituan Sheren, dhe në emër të gjithë klubit i urojmë shërim të shpejte. 

Shera ka një vullnet dhe motiv të madh për punë, dhe jemi të sigurt qe edhe këtë sfide do ta kaloj më shumë sukses”, shkruan në faqen e KV Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat