Skenderaj kërkon dy përforcime nga jashtë, synon titullin e kampionit 

Volejboll

Skenderaj kërkon dy përforcime nga jashtë, synon titullin e kampionit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:11
Skenderaj kërkon dy përforcime nga jashtë, synon titullin e kampionit 

Skenderaj është prej klubeve me të organizuara në volejbollin e Kosovës. 

Volejbollistet e Skenderajt me gjithë peripecitë që patën gjatë stinorit vjeshtor, përfunduan në pozitën e tretë me 21 pikë në Superligën e Kosovës.  

Skenderaj ka synime të fitojë titullin e kampionit dhe për këtë kërkojnë edhe dy lojtare të klasit të lartë nga shtetet e jashtme.

Burime brenda klubit thonë: “Jemi të i interesuar që të kemi dy super përforcime nga jashtë”.

Ky kolektiv ka synime të qarta dhe si asnjëherë me parë, duan titullin e kampionit. 

Po ashtu kanë edhe mbështetje nga udhëheqësia komunale. Lajmi tjetër i mirë për këtë ekip është se në vitin 2022 presin të fillojnë të luajnë në palestrën e Qytetit

“Ana e mirë është që kemi zotime nga komuna që me na mbështet edhe financiarisht.

Kështu që për neve është ndihmë shumë e madhe dhe është motiv shtesë, andaj kjo na ka motivuar që të marrim shumë seriozisht luftën për titull”, tha një burime brenda klubit për gazetën “Bota sot”. Nuk duhet harruar faktin se, Skenderaj u ballafaqua edhe me lëndime të lojtareve, sidomos iu lëndua lojtarja kryesore Shera Behrami, mungesa e saj ishte hendikep i madh për këtë kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat