Arta kritikon qasjen e FVK-së

Volejboll

Arta kritikon qasjen e FVK-së

Nga: K.G. Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:29
Arta kritikon qasjen e FVK-së

Kryetrajnerja e klubit të volejbollit Ferizaj (femrat), Arta Ramadani, ka shprehur qëndrimet e saja. 

Ajo ka kritikuar qasjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës me grupmoshat 2004.

Arta nuk pajtohet me disa gjëra!       

“Është mëkat për grupmoshat tona përkundër që kemi kërkuar nga federata që t’i lejojnë vitin 2004 të luajnë dhe tani nuk e dimë se ku t’i marrim vajzat me këtë grupëmoshë sepse nuk kanë luajtur vitin e kaluar.

Për seniore nuk patën mundësi të luajnë sepse ishin të reja dhe për grupmoshën e tyre nuk u lejua.

Është mirë që të paktën të mendohet për vitin e ardhshëm të bëjmë diçka sepse me këtë sistem po shuhen gjeneratat dhe është mëkat sepse kemi produkt.

Përndryshe urime për organizimin e na priftë e mbara”, ka komentuar Arta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat