Tirana e mbyll në krye

Volejboll

Tirana e mbyll në krye

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:38
Tirana e mbyll në krye

Janë luajtur ndeshjet e javës së 18-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në volejboll për meshkuj.

Tirana e mbyll në vendin e parë, me 43 pikë, duke mposhtur sot 3-0 (25-13, 25-16, 25-13) Elbasanin. Një ndeshje e komanduar nga bardheblutë, që këtë sezon kanë qenë gjithnjë në krye.

Në vendin e dytë u klasifikua Partizani, që mundi 3-0 Farka Volley të vendit të fundit (25-14, 25-8, 25-12). Të kuqtë shkojnë në gjysmëfinale, ndërsa Farka eliminohet nga gara për titull.

Fiton edhe Erzeni, që mundi 3-1 Studentin (25-18, 21-25, 25-14, 25-21). Fitore e merituar e ekipit shijakas, forca e tretë. Po 3-1 fiton edhe Vllaznia, që mundi në Shkodër Skënderbeun (25-20, 25-18, 26-28, 25-20).

Superliga-Meshkuj, java e 18-të

Farka Volley – Partizani, 0-3

Erzeni – Studenti, 3-1

Vllaznia – Skënderbeu, 3-1

Tirana – Elbasani, 3-0

Teuta (pushim)

Renditja: Tirana 43 pikë, Partizani 41 pikë, Erzeni 40 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Vllaznia 22 pikë, Elbasani 19 pikë, Teuta 15 pikë, Studenti 13 pikë, Farka Volley 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat