Sot zhvillohen sfidat e para

Volejboll

Sot zhvillohen sfidat e para

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:33
Sot zhvillohen sfidat e para

Superliga e volejbollit të meshkujve sot do të nisë pjesën e nxehtë të sezonit, teksa do të luhen dy takimet e vajtjes për fazën para “play off”, ndeshje të cilat do të startojnë në orën 18:00.

Erzeni, skuadër që e mbylli në vend të tretë sezonin e rregullt, do të masë forcat me Elbasanin, teksa këta të fundit u klasifikuan në vend të gjashtë. Në letër duket një pengesë e lehtë për shijakasit, duke parë edhe diferencat në organikë ndërmjet dy ekipeve. Skuadra që do të kualifikohet do të gjejë në gjysmëfinale Partizanin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër parashikohet më tepër rivalitet, teksa Skënderbeu pret Vllazninë në Korçë, skuadra të cilat u renditën respektivisht në vend të katërt dhe të pestë. Këto ekipe u përballën edhe në javën e fundit të sezonit të rregullt, ku vetëm pak ditë më parë, shkodranët triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-1.

Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me Tiranën, teksa bardheblutë e mbyllën sezonin në vend të parë. Siç dihet, ndeshjet e fazës para “play off”, janë me sistem vajtjeardhje. Kujtojmë se dy titujt e fundit kampion në sportin e rrjetës kanë shkuar për skuadrën e Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat