Holanda më e mirë se Sllovakia

Volejboll

Holanda më e mirë se Sllovakia

Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:35
Holanda më e mirë se Sllovakia

Holanda mposht Sllovakinë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Kampionatit Evropian U22, meshkujt..

Kombëtarja e Holandës është treguar e fortë për atë të Sllovakisë, të cilën e mposhti 3-0 (25-22, 25-20, 25-21) në sete, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, meshkujt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

"Tulipanët" treguan dominimin që nga seti i parë duke shfaqur superioritetin në kualitet, por sllovakët kanë mundur të bënin më shumë sidomos në setin e tretë, të cilën e humbën me përmbysje në rezultat.

Holanda fiton tri pikët e para të grupit, ku bën pjesë edhe Kosova dhe Azerbajxhani, të cilat ndeshen me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat