Tirana gati për Kupat e Europës

Volejboll

Tirana gati për Kupat e Europës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:53
Tirana gati për Kupat e Europës

Tirana e volejbollit të meshkujve mbylli një prej sezoneve më të suksesshme në historinë e klubit, duke rikthyer titullin kampion në shtëpinë bardheblu pas 26 vitesh, për të kurorëzuar një edicion me triumf në çdo kompeticion ku mori pjesë, me plot 5 kupa.

Pas vitesh shumë të vështira Tirana erdhi me një projekt ambicioz dhe me shumë investime, të cilat dhanë rezultate të menjëhershme. Por kryeqytetasit nuk duan të ndalen me kaq, pasi kërkojnë që të hapin një cikël fitues.

Për këtë klubi dje ka njoftuar rinovimin me trajnerin Arben Sako dhe boshtin e grupit aktual, duke e quajtur si një formalitet konfirmimin e tyre. Përveç kësaj, Tirana ka bërë të ditur prezencën e saj në Kupat e Europës për sezonin 2022-2023, teksa ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Challenge Cup”, aty ku më datë 28 qershor do të njohë edhe kundërshtarët në shortin që do të hidhet në Luksemburg.

Kryeqytetasit do të jenë e vetmja skuadër shqiptare që do të luajë në arenën ndërkombëtare në sezonin e ri.

Me anë të një deklarate zyrtare, bardheblutë njoftojnë gjithashtu se priten edhe goditjet e para në merkato, për të pasur një skuadër edhe më konkurruese për Kupat e Europës, si dhe për kompeticionet kombëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat