Ekipi serb diskualifikohet, shkak kombëtarja e Kosovës

Volejboll

Ekipi serb diskualifikohet, shkak kombëtarja e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2022 Në ora: 00:19
Ekipi serb diskualifikohet, shkak kombëtarja e Kosovës

Volejbollistët serb diskualifikohen sepse nuk pranuan të dalin në fushë kundër kombëtares së Kosovës në beachvolley!
Media serbe “Republika” raporton me nervozizëm për përjashtimin e ekipit serb. 

“Volejbollistet serb diskualifikohen sepse nuk pranuan të dalin në fushë kundër të ashtuquajturës kombëtare e Kosovës.

Skuadra serbe në volejboll në plazh, e cila përbëhet nga Marko Makariq dhe Vukashin Rajkoviq, hoqi dorë nga një turne, sepse ishte dashur të takohej me ekipin që përfaqëson të ashtuquajtura Kosova.

Makariq dhe Rajkoviq vendosën që nuk duan të shkojnë në vijën e rivalëve të përmendur, kështu që në fund zuri vendin e nëntë në garë”, shkruan ky medium.  

“Fatkeqësisht, ky është përfundimi i garës për ne sepse nesër nuk mund të dalim në fushë kundër të ashtuquajturit Kombëtarja e Kosovës. Me krenari e përfundojmë garën në vendin e nëntë, sepse për ne Kosova është Serbi”, thuhet në storien e profilit zyrtar në Instagram të ekipit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat