Feronikeli kampion i Kosovës U14

Volejboll

Feronikeli kampion i Kosovës U14

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:23
Feronikeli kampion i Kosovës U14

Ekipi nga Drenasi ka triumfuar në finalen e madhe të grupmoshës nën 14-vjeç, meshkujt, të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

"Nikli", i drejtuar nga trajneri Elmi Zymeri, në finale mposhti ekipin e drejtuar nga trajneri Zymer Telaku, Malishevën, me rezultat 2-0 (25-18, 25-16) në sete.

Ishte një paraqitje e fortë nga të dy ekipet, me Feronikelin që eventualisht triumfoi, duke siguruar titullin. derisa ky kampionat ishte platformë perfekte për zhvillimin dhe spikatjen e talentëve të rinj, mbi të cilët varen shpresat e volejbollit kosovar për të ardhmen.

Medaljet për ekipet i ndanë presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi.

Ishte Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ai që ndau trofeun për ekipin fitues.

Federata e Volejbollit të Kosovës uron Feronikelin për suksesin e arritur dhe përgëzon Malishevën për paraqitjen e treguar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat