Lë Amerikën për Skënderbeun

Volejboll

Lë Amerikën për Skënderbeun

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:32
Orlando Koja prezantohet

Orlando Koja është trajneri i ri i skuadrës së Skënderbeut në volejboll për femra, kampione e Shqipërisë.

Trajneri i mirënjohur, me një përvojë të gjatë në Itali dhe Amerikë, është djali i legjendës Vangjel Koja.

Koja ka lënë Amerikën, ku drejtonte prej 8 vitesh, për të nisur një aventurë të re në Korçë, në krye të skuadrës së Skënderbeut. Ai është prezantuar për mediat bashkë me shefen e klubit korçar, Tatjana Marash.

Palët konfirmuan se objektivi i ekipit kampion nuk është vetëm ruajtja e titullit, por nisja e një projekti afatgjatë e serioz, që do të rikthejë një traditë në këtë qytet. Skënderbeu riktheu titullin kampion në Korçë pas 36 vitesh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat