Kush është Erëza Rushiti që iu bashkua Dritës?

Volejboll

Kush është Erëza Rushiti që iu bashkua Dritës?

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:38
Kush është Erëza Rushiti që iu bashkua Dritës?

Drita e Gjilanit, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovs, vazhdon me përforcime për edicionin e ri.

Skuadra nga Gjilani që drejtohet prej trajnerëve më të suksesshëm në 22 vitet e pas luftës, Lorik Ilazi, ka ambicie që përveç që t’i mbrojë trofetë, të luftojë edhe për trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti”. 

Kush është volejbollistja Erëza Rushiti që iu bashkua Dritës?

Erëza RUSHITI pjesë e KV DRITA

“Një ndër lojtaret më të talentuara të Kosovës, e cila këtë vit pati shumë lojëra të mira i bashkohet Dritës.   

Erëza Rushiti e cila tani është 18 - vjeçare firmos te ardhmen me KV Drita.

Erëza karrierën si lojtare e filloj në shkollën e KV Prishtina Volley nga Prishtina në moshën 13 - vjeçare, ku shumë shpejt tregoj talentin e saj dhe mori vëmendjen e KV M-Technologie nga Prishtina ku qysh nga viti 2018 është pjesë e saj.

Erëza në vitet që lamë pas fitoj trofe të ndryshëm me KV M-Technologie duke qenë edhe kampion.

Erëza talentin e saj e tregoj edhe Kombëtaren e Kosovës në grupmosha të ndryshme ku ishte në kualifikime me Kombtaren e Kosovës.

Të ardhmen Erëza Rushiti do të jetë pjesë e projektit të KV Drita rreth ndërtimit të një ekipi që do synojë fitore edhe garat Evropiane”, njofton KVF Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat