Ekipi i Kosovës U20 zhvillon stërvitjen e parë në Izmir

Volejboll

Ekipi i Kosovës U20 zhvillon stërvitjen e parë në Izmir

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:35
Ekipi i Kosovës U20, meshkujt, zhvillon stërvitjen e parë në Izmir

Ekipi i Kosovës U20, meshkujt, zhvillon stërvitjen e parë në Izmir, para kualifikueseve të Evropianit!

Dyshja që do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikueset e Kampionatit Evropian të grupmoshës nën 20-vjeç, Erion Bajrami/Eron Murseli dhe të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, zhvilluan sot stërvitjen e parë në Izmirë të Turqisë, aty ku do të zënë vend këto ndeshje.

Çifti është në formë të mirë dhe i gatshëm për sfidat e vështira në këtë nivel të lartë garash.

Ndeshjen e parë, Kosova e zhvillon kundër Armenisë nesër, e mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat