Kombëtarja e Shqipërisë mposhtet nga Zvicra

Volejboll

Kombëtarja e Shqipërisë mposhtet nga Zvicra

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 21:27
Kombëtarja e Shqipërisë mposhtet nga Zvicra

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur mbrëmjen e sotme 3-0 nga Zvicra në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit, luajtur në kryeqytet.

Sfida ishte e vlefshme për Grupin B, ku Shqipëria e trajnerit Jani Melka ka arritur një fitore e 4 humbje deri më tani, duke u klasifikuar e fundit.

Ndeshja e luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” u dominua e fitua me shumë lehtësi nga miqtë helvetë, që patën epërsi në të tëija setet. Dy setet e para janë totalisht të zviceranëve, që fitojnë pa shumë mund 25-19 e 25-15. Në setin e tretë, Shqipëria përpiqet të rivalizojë disi, por pa sukses.

Ky set u mbyll 25-22 për Zvicrën, që merr tri pikë të rëndësishme. Ndeshja e fundit e kombëtares në grup është ajo ndaj Rumanisë, pas një jave, po në Tiranë. Një ndeshje për statistikë, pasi Shqipëria tashmë s’ka më asnjë shans të kualifikohet më tej.

Kalendari i kombëtares

3 gusht, Rumani – Shqipëri, 3-0

6 gusht, Bosnjë/Herzegovinë – Shqipëri, 2-3

7 gusht, Shqipëri – Bosnjë/Herzegovinë, 1-3

10 gusht, Zvicër – Shqipëri, 3-1

13 gusht, Shqipëri – Zvicër, 0-3

20 gusht, Shqipëri – Rumani (19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat