Bleona, zemra e Skenderajt 

Volejboll

Bleona, zemra e Skenderajt 

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:58
Bleona, zemra e Skenderajt 

Volejbollistja Bleona Kadriu i mbetet besnike klubit Skenderaj.

Bleona vlerësohet edhe zemra e klubit të Skenderajt, e cila në çdo ndeshje e jep atomin e fundit.

Skenderaj janë edhe më të fortë me Bleonën e cila e ka vazhduar kontratën me këtë mjedis të organizuar dhe të respektuar.

"Bleona Kadriu, volejbollistja me e kërkuar e afatit kalimtar me oferta shumë të mëdha nga pothuajse të gjitha klubet elitare kosovare vazhdon të jetë besnike e klubit tonë KV Skenderaj.

Bleona është pjese e pandashme e Kombëtares se Kosovës, dhe cilësia e saj na ofron komoditet dhe me shumë siguri për arritjet e qëllimeve maksimale të klubit tonë.

Ne e falënderojmë Bleonën qe vazhdon të mbroje ngjyrat e skuadrës sonë dhe folenë e saj.

Bashkë jemi me të fortë’, njofton KV Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat