Turneu Beach Volley Mix zhvillohet të dielën

Volejboll

Turneu Beach Volley Mix zhvillohet të dielën

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:52
Turneu Beach Volley Mix zhvillohet të dielën

Turneu i shtyrë i volejbollit në rërë së fundmi për shkak të reshjeve të shiut, është zhvendosur për datën 18 shtator, 2022.

Shorti për të kuptuar çiftet rivale do të hidhet në ora 10:30, me ndeshjen e parë që zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Turneu mbyllet me finalen e orës 18:00, në të njejtën ditë.

Ky turne po organizohet nga Federata e Volejbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat