KV Peja mposhtet në finalen e Kupës Ballkanike

Volejboll

KV Peja mposhtet në finalen e Kupës Ballkanike

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:49
KV Peja mposhtet në finalen e Kupës Ballkanike

Kampioni i Kosovës, KV Peja ka zënë vendin e dytë në Kupën Ballkanike, të mërkurën pasdite.

Pejanët u mposhtën në finalen e kompeticionit nga ekipi turk, Cizre Belediye Sports Club.

Ekipi verdhezi u mposht me rezultat 3-0 (25:10, 25:19, 25:14) nga skuadra nikoqire.

Pas ndeshjes, Peja u dekorua me medaljet e vendit të dytë, derisa në vendin e tretë mbeti Dor Chisina nga Moldavia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat