Skënderbeu i Kraishtës synon Evropën 

Volejboll

Skënderbeu i Kraishtës synon Evropën 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:43
Skënderbeu i Kraishtës

Klubi i volejbollit Skënderbeu i Kraishtës po organizohet sa më mirë për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës.

Klubi nga fshati Kraishtë i komunës së Lipjanit, ka synime të qarta në Superligën A, synon daljen në Kupën e Evropës, që do të ishte suksesi më i madh në histori për këtë mjedis.

Punohet pareshtur nën drejtimin e trajnerit Astrit Shala, ndërsa kushtet janë shumë të mira duke iu falënderuar sponsorit Xhemail Shabani dhe kompanisë “Majanca”.

Image

Ekipi me kapitenin Enes Tashollin janë të gatshëm për edicionin e ri.

Me shkollën e volejbollit Skënderbeu punojnë Safete RIfati dhe Sadik Shala. 

Synimi i këtij ekipit është që të jetë sa më i përgatitur për sfidat e reja. 

Ambiciet për daljen Evropë shtohen me përforcimet me volejbollist nga shtetet e jashtme.

Lista e volejbollistëve:
Enes Tasholli - kapiten; Ndriçim Ejupi, Sadik Shala, Davi Urtiga, Gabriel Miranda, Valentin Lacaj, Arben Dedushi, Florian Shala, Muharrem Shala dhe  Ardion Luma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat