Drenusha Asllanaj merr vendimin e madh!

Volejboll

Drenusha Asllanaj merr vendimin e madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2022 Në ora: 21:23
Albana Rama - majtas, Drenusha Asllanaj në mes dhe Rudina Berisha - djathtas

Volejbollistja më përvojë, Drenusha Asllanaj, pas shumë hamendjeve vendosi për të ardhmen e saj.

Më mirë se në vendlindje askund tjetër, ajo rikthehet në KV Gjinoci, klub nga komuna e Therandës. 

Nga ky klub doli edhe volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave, motra e Drenushës, Shemsija. 

Image

Drenusha Asllanaj dhe Rudina Berisha 

Drenusha pas pauzës dyvjeçare (pas lindjes së vajzës), u rikthye për ta ndihmuar ekipin e vendlindjes Gjinocin.

Drenusha beson që me përvojën që ka dhe kombinimin me vajzat tjera, do ta rikthejë Gjinocin në Superligë.

Drenusha është prej lojtareve më të mira, së fundit ishte paraqitur për KV M-Technologie. 28-vjeçarja që luan në pozitën e pasueses mendon se me punë dhe angazhim, do të ia dalin që të arrijnë rezultate sa më të mira dhe t’i gëzojnë tifozët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat