Fer Volley fiton kundër M-Technologie

Volejboll

Fer Volley fiton kundër M-Technologie

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 23:57
Fer Volley

Fer Volley ka arritur një fitore të rëndësishme si nikoqire e M-Technologie, në përballjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës A, femrat.

Ishte një përballje interesante, me ferizajaset që fituan setin e parë me lehtësi, 25-12. Mirëpo, në setin e dytë M-Technologie u rikthye dhe e fitoi me dominim, 14-25.

Setin e tretë, Fer Volley e fitoi me rezultat 25-21, për të arritur pikët e plota me fitoren në setin e katërt, 25-21.

Pas kësaj fitoreje, Fer Volley grumbullon 13 pikë, ndërsa M-Technologie ka 6 pikë të fituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat