Drita i jep fund stinorit vjeshtor si lidere në tabelë

Volejboll

Drita i jep fund stinorit vjeshtor si lidere në tabelë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:39
Drita i jep fund stinorit vjeshtor si lidere në tabelë

Drita e ka mbyllur si lidere stinorin vjeshtor në Superligën A, meshkujt, pasi në xhiron e dhjetë mposhti Ferizajn me rezultat 3-1.

"Intelektualët" grumbullojnë 22 pikë në vendin e parë, tre më shumë se Skenderbeu, e cila në xhiron e fundit arriti fitore të vështirë, 3-2, kundër Pejës. Ferizaj pozicionohet në vendin e tretë me 18 pikë, e përcjellur nga Peja me 17, derisa G.E Theranda dhe Luboteni zënë dy pozitat e fundit me nga shtatë pikë.

Gara në konkurrencën e meshkujve ka qenë tejet e fortë, sidomos për primatin e tabelës, pozitë për të cilën luftohej nga xhiro në xhiro me rivalitet të fortë kompetitiv.

Image

Gjeni të paraqitura grafikisht rezultatet nga xhiroja e dhjetë dhe renditjen tabelare përfundimtare të stinorit vjeshtor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat