Fer Volley fiton në kryeqytet 

Volejboll

Fer Volley fiton në kryeqytet 

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 20:08
Fer Volley

Fer Volley ka mposhtur M-Technologie me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12 në Superligën A, femrat, të shtunën.

Vashat ferizajase fituan setin e parë me lehtësi, 12-25, për të hasur në një rezistencë më të fortë nga nikoqiret në setin e dytë, të cilin e fituan me rezultat të ngushtë 23-25.

Fitoren e siguruan pas rezultatit të setit të tretë, 18-25, për të arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.

Pas këtyre tri pikëve, Fer Volley arrin në kuotën e 22 pikëve të grumbulluara dhe zë pozitën e tretë, ndërsa M-Technologie mbetet në pozitën e katërt me 12 pikë, nga po aq ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat