Golden Eagle Theranda fiton kundër Lubotenit

Volejboll

Golden Eagle Theranda fiton kundër Lubotenit

Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:23
Golden Eagle Theranda

Golden Eagle Theranda ka mposhtur si mysafire Lubotenin, në përballjen e vlefshme për xhiron e 15 të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma.

Ekipi nga Theranda triumfoi me rezultat 0:3 (23-25, 11-25, 16-25), në një fitore të pastër në Ferizaj.

Luboteni u mundua të rezistonte me një paraqitje të fortë në setin e parë, ku humbi me një diferencë dypikëshe, mirëpo, mysafirët në vazhdim ishin më bindës, eventualisht duke arkëtuar pikët e plota.

Pas kësaj fitoreje, Golden Eagle Theranda grumbullon 14 pikë dhe mbetet në pozitën e pestë, ndërsa Luboteni është në pozitën e fundit me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat