Drita fiton kundër Golden Eagle Therandës

Volejboll

Drita fiton kundër Golden Eagle Therandës

Më: 19 mars 2023 Në ora: 21:40
Drita

Drita ka mposhtur si mysafire Golden Eagle Therandën, të dielën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16 në Superligën A, meshkujt.

"Intelektualët" triumfuan me rezultat 0-3 (20-25,22-25,21-25), në një përballje që u karakterizua me një dominim nga mysafirët nga fillimi.

Me këtë fitore, Drita përforcon pozitën e parë me 34 pikë, tash me katër më shumë se përcjellësi më i afërt, Skenderbeu.

Në anën tjetër, G.E Theranda mbetet në kuotën e 14 pikëve në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat