Golden Eagle Theranda siguron mbijetesën në Superligën A

Volejboll

Golden Eagle Theranda siguron mbijetesën në Superligën A

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:16
Golden Eagle Theranda

Golden Eagle Theranda ka arritur të sigurojë mbijetesën dhe pjesmarrjen në Superligën A, meshkujt, edhe për sezonin e ardhshëm, pas fitores të së dielës mbrëma kundër Prishtinës në Playout.

Therandasit triumfuan me rezultat 0-3 (17-25. 10-25, 17-25), në një ndeshje të dominuar nga ta në Palestrën "Better Life" në Lipjan.

G.E Theranda tregoi superioritet në të tre setet, ndërsa kryeqytetasit u munduan të bëjnë më shumë në setin e tretë, por nuk arritën të evitojnë disfatën.

Kështu, Prishtina vazhdon rrugëtimin në Superligën B, meshkujt (perëndim), ndërsa G.E Theranda do të vazhdojë garat në Superligën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat