Drita mposht M-Technologien dhe barazon rezultatin e gjysmëfinaleve

Volejboll

Drita mposht M-Technologien dhe barazon rezultatin e gjysmëfinaleve

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:53
Drita

Drita ka siguruar një fitore të rëndësishme për ta çuar këtë seri gjysmëfinalesh në ndeshjen e tretë, të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Gjilanaset triumfuan me rezultat 0:3 (19:25, 19:25, 11:25), në një përballje të dominuar, ku prishtinaset tentuan të rezistonin në dy setet e parë por eventualisht u desh të pajtoheshin me disfatën.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes këtyre dy ekipeve në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti", M-Technologie kishte fituar me rezultat 2-3 (18-25, 25-13, 24-26, 25-21, 14-16).

Përballja e tretë dhe e fundit mes këtyre dy ekipeve do të luhet të dielën në "Bashkim Selishta-Petriti", me fituesin që do të ndeshet në finale me Skenderajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat