Ferizaj mposht me vështirësi Pejën

Volejboll

Ferizaj mposht me vështirësi Pejën

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:22
Ferizaj

Ferizaj ka mposhtur Pejën në ndeshjen e tretë të finaleve të play-off-it të Superligës A, të dielën pasdite, në një përballje tejet interesante për shikuesit.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-2 (25:19--22:25--18:25--25:22-15:13), në një ndeshje që u përcoll me lojë e momente brilante volejbolli.

Pasi nikoqirët arritën të fitojnë setin e parë, Peja tregoi paraqitje të fortë në dy setet pasuese duke përmbysur rezultatin, teksa avanconte 2-1 pas setit të tretë.

Mirëpo, Ferizaj nuk e pati ndërmend të dorëzohej dhe bëri krejt çka mundi për t'i fituar setet pasuese, eventualisht për ta fituar ndeshjen.

Ferizajasit tash janë vetëm një ndeshje larg titullit kampion, ndërsa Pejës i duhen dy fitore për të arritur këtë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat