Ferizaj dhe Peja premtojnë spektakël në finalen e pestë

Volejboll

Ferizaj dhe Peja premtojnë spektakël në finalen e pestë

Nga: K. G. Më: 12 maj 2023 Në ora: 22:11
Ferizaj

Cili do të jetë kampion i Kosovës, Ferizaj apo Peja?

Gjithçka do të dihet nesër në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Deri me tash janë zhvilluar katër finale, në seri të fitoreve janë 2:2 dhe skuadra që do të triumfojë nesër do të stoliset me titullin e kampionit.

Ferizaj dhe Peja premtojnë spektakël në finalen e pestë!

Ferizajasit janë optimistë para kësaj sfide të madh.

“Nesër me fillim nga ora 20:00 në Palestrën e Sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, presim klubin e volejbollit Peja, në ndeshjen e pestë finale të Play - Off-it, e cila përcakton kampionin e këtij edicioni.

Jemi të motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë siç i ka hije sportit të volejbollit, ndërsa pritet të jetë një finale e fortë nesër ndaj kampionit në fuqi, KV Peja.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Ferizajt dhe dashamirësit e volejbollit që nesër nga ora 20:00 të na bashkohen në Palestrën e Sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, për të përkrahur lojtarët tanë, sepse nesër më shumë se kurrë kemi nevojë për përkrahjen tuaj..

Merre familjen e hajde në Bill Clinton, nesër!”, njofton KV Feriuaj. 

Në taborin pejan janë të mobilizuar.

“Të shtunën në Ferizaj luajmë në ndeshjen e fundit dhe më vendimtare të sezonit.

E shtuna e dytë e majit është dita që synojmë kurorëzimin e tretë rresht në Superligën e meshkujve, duke përmbyllur kështu sezonin pas një pune të madhe, si nga stafi ashtu edhe nga lojtarët”, thuhet në njoftimin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat