Sonte finalja e pestë, Ilazi dhe Kadriu në drithërima 

Volejboll

Sonte finalja e pestë, Ilazi dhe Kadriu në drithërima 

Nga: K. Goca Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:49
Kadriu e Ilazi

Sonte në orën 18.00 vuloset titulli i kampionit në palestrën e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan.

Gjilanasit paralajmërojnë se mbi 3 mijë shikues do të janë në palestër dhe do të jetë një atmosferë e rrallë e volejbollit në konkurrencën e femrave.

Drita ndeshet me Skenderajn, në finalen e pestë të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Në seri të fitoreve janë baras (2:2).

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi dhe ai i Skenderaj, Yll Kadriu, janë në drithërima.

Si Ilazi si Kadriu e kanë më së të qartë, se gabimi më i vogël më nuk ka kthim pas, humbet titulli i kampionit.

Drita apo Skenderaj, cila do të jetë më afër qëllimit?

Një dihet se as Ilazi e as Kadriu nuk kanë fjetur si duhet, secili duke menduar taktikën e lojës së fitores që ua sjell titullin.

Tifozët “Intelektualët” paralajmërojnë një atmosferë për mbamendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat