Mbahet grumbullimi i parë i Kosovës U22

Volejboll

Mbahet grumbullimi i parë i Kosovës U22

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:57
Pamje nga stërvitja

Mbahet grumbullimi i parë i Kosovës U22, meshkujt!

Në Therandë ka zënë vend grumbullimi i parë i Kombëtares së Kosovës U22, meshkujt, të mërkurën mbrëma, para kualifikueseve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, të cilat zhvillohen mes datave 20-24 korrik në Istog.

Rreth 40 lojtarë morën pjesë në këtë grumbullim, me sesione të tjera që do të zënë vend gjatë ditëve në vijim.

Selektori Faton Mustafa, trajnerët Ramadan Parduzi e Valon Mustafa përcollën nga afër përgatitjet, derisa i pret punë e vështirë në seleksionimin e listeës përfundimtare të të ftuarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat