Ferizaj nuk tregon mëshirë për Dritën e Lorik Ilazit, e deklason

Volejboll

Ferizaj nuk tregon mëshirë për Dritën e Lorik Ilazit, e deklason

Më: 26 mars 2025 Në ora: 22:33
Ferizaj

Ferizaj shënoi një fitore të rëndësishme 3:0 (25:19, 25:15, 25:16) ndaj Dritës, duke konfirmuar forcën e saj në këtë fazë të kampionatit, në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat),

Drita e kryetrajneerit Lorik Ilazi, kampion në fuqi, deklasohet nga ferizajaset.

Me një lojë të organizuar dhe efikase, vendaset dominuan që nga seti i parë, të cilin e fituan 25:19.

Në dy setet e tjera, Ferizaj vazhdoi me ritëm të lartë, duke i mbyllur ato me 25:15 dhe 25:16, për të regjistruar një fitore të pastër 3:0.

Me këtë sukses, Ferizaj e përforcon pozitën e tretë në renditje, ndërsa Drita, pavarësisht humbjes, mbetet në vendin e katërt, në zonën që siguron një biletë për Play-Off.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat