Ferizaj siguroi edhe këtë vit finalen e Kupës së Kosovës, pas një fitoreje të madhe ndaj Skënderbeut.
Skuadra ferizajase përmbysi disavantazhin e setit të parë dhe dominoi në vazhdim për të triumfuar me rezultat 3:1.
Takimi nisi me një luftë të fortë, ku Skënderbeu arriti ta fitojë setin e parë me 27:25. Megjithatë, Ferizaj reagoi menjëherë, duke fituar setin e dytë me 26:24 pas një lufte të ngushtë.
Në dy setet e fundit, lideri i Superligës tregoi forcën e tij dhe i mbylli ato në favor të vetin (25:22, 25:19), duke siguruar biletën për në finale.
Ferizaj tashmë pret kundërshtarin e tij në finale nga takimi tjeter gjysmëfinal mes Dritës e Lubotenit.