Ferizaj konfirmoi epërsinë e vet në çerekfinale, duke e mposhtur me 3:1 Fushë Kosovën edhe në ndeshjen e dytë dhe duke siguruar një vend të merituar në gjysmëfinale të Play-Off-it.
Edhe pse vendaset nga Fushë Kosova reaguan në setin e dytë, Ferizaj ishte shumë më i organizuar dhe më i vendosur në fazat vendimtare të ndeshjes.
Me këtë fitore 3:1, skuadra ferizajase përfundon serinë çerekfinale me rezultat 2:0 dhe avancon në gjysmëfinale.
Në fazën e ardhshme, Ferizaj do të përballet me Skënderajin në një duel tejet interesant për finalen e madhe të kampionatit.