Drita vazhdon rrugëtimin drejt titullit duke mbyllur serinë çerekfinale me fitore (3:1) ndaj Lubotenit edhe në ndeshjen e dytë.
Pas një seti të parë të fituar nga vendasit, gjilanasit treguan karakter dhe cilësi, duke përmbysur gjithçka në tri setet e radhës.
Seti i dytë ishte vendimtar – me një fitore dramatike 26:28, Drita mori vrullin e nevojshëm për të dominuar më pas dhe për të fituar 3:1.
Me këtë fitore, Drita kalon në gjysmëfinale të Play-Off-it, ku do të përballet me Skënderbeun në një duel që premton spektakël.