Drita feston, kualifikohet në finale

Volejboll

Drita feston, kualifikohet në finale

Më: 19 prill 2025 Në ora: 23:20
Drita e Gjilanit

Drita e Gjilanit ka arritur një përmbysje spektakolare dhe fitore të madhe 3:2 (23:25, 20:25, 25:19, 25:18, 15:9) ndaj Skënderbeut, duke e mbyllur serinë gjysmëfinale me dy fitore radhazi dhe duke siguruar finalen e Raiffeisen Superligës A për meshkuj.

Ndonëse ishte në disavantazh prej 0:2 në sete, skuadra nga Gjilani nuk u dorëzua. 

Ndeshja e zhvilluar në Kamenicë, e pati Dritën si vendas, shkaku i punimeve në “Bashkim Selishta-Petriti”.
Me një lojë të organizuar dhe shpirt luftarak, Drita arriti të rikthehet në lojë, ta barazojë rezultatin dhe ta fitojë setin e pestë me epërsi të qartë.

Finalja e madhe do të sjellë një përballje interesante ndërmjet Dritës dhe fituesit nga gjysmëfinalja tjetër mes Ferizajt e Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat