Skënderaj në finale

Volejboll

Skënderaj në finale

Më: 20 prill 2025 Në ora: 22:24
Pamje nga një ndeshje

Skënderaj është finalisti i dytë i Play-Off-it në Raiffeisen Superligën A për femra, pasi shënoi fitoren e dytë radhazi ndaj Ferizajt në gjysmëfinale.

Skuadra nga Drenica e nisi ndeshjen me shumë vendosmëri, duke fituar dy setet e para me dominim të qartë.

Ferizaj reagoi në setin e tretë për të mbajtur gjallë shpresat, por Skënderaj u tregua më e përqendruar në momentet vendimtare të setit të katërt, duke mbyllur sfidën 3:1.

Në finalen e madhe, Skënderaj do të përballet me Fer Volley, që gjithashtu e mbylli serinë gjysmëfinale pa humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat