KV Vëllaznimi U-16 kampion i Kosovës

Volejboll

KV Vëllaznimi U-16 kampion i Kosovës

Më: 9 maj 2025 Në ora: 23:35
KV Vëllaznimi U-16

Skuadra e vajzave Vëllaznimi U-16 ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat U16, duke u shpallur kampione pas një performance të jashtëzakonshme.

Në finalen emocionuese, Vëllaznimi mposhti Ulpianën me rezultat 2:1, duke treguar forcë, vullnet dhe lojë të pjekur.

Para kësaj, në gjysmëfinale, vajzat kuqezi kishin siguruar kualifikimin me një fitore bindëse 2:0 ndaj Ferizajt, duke e bërë rrugëtimin e tyre drejt titullit edhe më të lavdishëm.

Image

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ishte një moment i veçantë, ku medaljet u ndanë nga nënkryetarja e FVK-së, Emine Ramadani Reka, dhe anëtari i bordit, Merkur Zhubi.

Pikërisht Zhubi pati nderin të dorëzojë edhe kupën e kampionit për vajzat e Vëllaznimit, duke kurorëzuar kështu një sezon të paharrueshëm për këtë skuadër të re e të talentuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat