Volejbollistja Gresa Raçi i mbetet besnike kampiones së Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj.
Kjo ekip ka fituar edhe Kupën e Federatës.
Klubi ferizajas ka bërë të ditur se ka rënë në ujdi me Raçin që të vazhdojë edhe për edicionin e ri.
“Një zemër që rreh për Fer Volley – Gresa Raçi mbetet me ne!
Përtej çdo pike, përtej çdo fitoreje – janë njerëzit që ndërtojnë shpirtin e një skuadre.
Gresa Raçi, një prej atyre që gjithmonë ka luftuar me zemër në fushë, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me Fer Volley edhe për sezonin e ardhshëm.
Krenarë që kemi lojtare si Gresa, që nuk dorëzohen kurrë dhe e bartin me vete pasionin e vërtetë të këtij sporti!
Vazhdojm sëbashku drejt synimeve tona”, njofton KVF Fer Volley.