Kombëtarja e Kosovës U16 në Itali

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës U16 në Itali

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 23:38
Kombëtarja e Kosovës U16

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave po qëndron në Itali në kuadër të një grumbullimi të veçantë përgatitor, i cili u mundësua falë marrëveshjes së bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV).

"Gjatë qëndrimit në Itali, vashat tona zhvilluan dy ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U16 të Italisë, ku në të dy përballjet, përvoja ishte në anën e kundërshtarit që fitoi me rezultat 3:0.

Megjithatë, për ekipin tonë të ri, këto ndeshje përfaqësuan një mundësi të jashtëzakonshme për të testuar nivelin aktual dhe për të fituar përvojë të vlefshme ndërkombëtare.

Ky grumbullim është pjesë e një vizioni afatgjatë të FVK-së për ngritjen cilësore të gjeneratave të reja dhe për ndërtimin e një strukture të qëndrueshme elitare në volejbollin e femrave.

Ekipi është duke punuar nën drejtimin e selektorit Lorik Ilazi, me mbështetje nga trajnerët Ylli Kadriu, Vlora Berisha, Blend Haxhikadrija dhe Albin Rexhepi", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat