Është hedhur sot shorti në selinë e CEV në Luksemburg për garat evropiane në konkurrencën e meshkujve, ku kampioni i Kosovës, KV Ferizaj, ka mësuar kundërshtarin për fazën e parë të kompeticionit ndërkombëtar.
“Skuadra ferizajase do të përballet me ekipin qipriot Pafiakos Pafos.
Ndeshja e parë do të luhet në Qipro, më datat 11/13 nëntor 2025, ndërsa ajo e kthimit në Ferizaj, më 18/20 nëntor 2025.
Federata e Volejbollit e Kosovës i uron shumë suksese KV Ferizaj, me shpresën për një paraqitje të fuqishme dhe përfaqësim të denjë të volejbollit tonë në skenën evropiane”, njofton FVK.