Kombëtarja e Kosovës përgatitet në Skenderaj

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës përgatitet në Skenderaj

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 13:22
Pamje

Kombëtarja e Kosovës A e vajzave në volejboll ka nisur fazën përgatitore në qytetin e Skenderajt, ku atmosfera është e mbushur me energji pozitive, motivim dhe përkushtim të lartë.

Vajzat po stërviten me disiplinë dhe entuziazëm, ndërsa brenda ekipit mbizotëron një frymë e shëndoshë bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë.

"Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe me mbështetjen profesionale të asistenteve Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, ekipi është fokusuar maksimalisht në ndërtimin e formës optimale për sfidën e radhës ndaj Rumanisë.

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026, dhe përbën një moment të rëndësishëm për rrugëtimin ndërkombëtar të volejbollit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet më 2 gusht 2025, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me fillim nga ora 20:00.

Vajzat tona janë të gatshme të japin më të mirën për të përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e Kosovës", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat