Shqipëria siguron vendin e tretë

Volejboll

Shqipëria siguron vendin e tretë

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 13:16
Shqipëria

Në sallën sportive në Farkë, u zhvillua Kampionati Ballkanik U-21 për vajza në volejboll, turne ku morën pjesë vetëm 4 shtete: Shqipëria, Kosova, Bullgaria e Turqia.

Kombëtarja turke, që i fitoi të tija ndeshjet e këtij turneu, u shpall fituese, ndërkohë që vendi ynë u rendit në vendin e tretë, duke siguruar medaljen e bronztë.

Fitorja në ditën e parë të këtij turneu, ajo ndaj Kosovës (3-1) I dha ekipit kuqezi podiumin. Në dy ndeshjet e tjera, ato ndaj Bullgarisë e Turqisë, kombëtarja jonë u mund 0-3.

Ndeshjet e Shqipërisë

Shqipëri – Kosovë, 3-1

Shqipëri – Turqi, 0-3

Shqipëri – Bullgari, 0-3

Renditja përfundimtare: Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat