Mëngjesin e së shtunës, Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj, e drejtuar nga përzgjedhësi malazez Darko Prebiraçeviç, e ka filluar ditën me një analizë të detajuar të lojës, e cila do të shërbejë në funksion të përmirësimit të performancës për ndeshjen e sontme.
"Sonte, “Dardanët” e luajnë ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues për CEV EuroVolley 2026, ku do të përballen me përfaqësuesen e Letonisë", njofton FVK.
Letonia – Kosova
E shtunë, 16 gusht 2025
Ora 18:30 (sipas kohës në Kosovë)