Superkupa e Kosovës në Ferizaj

Volejboll

Superkupa e Kosovës në Ferizaj

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2025 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Ferizaj është mikpritës i Superkupës së Kosovës në volejboll (femrat), kampionja Fer Volley e Ferizaj fitues i Kupës së Kosovës, do të përballen mes vete në luftë për trofeun e Superkupës.

“KV Fer Volley dhe KVF Ferizaj e hapin perden e edicionit të ri garues, me Superkupën e Kosovës.

Të dielën, në Ferizaj, Superkupa e tëra ferizajase mes kampionit dhe fituesit të Kupës.

Ejani në “Bill Klinton”, hyrja është falas.

E diel, 21 shtator, ora 19:00”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat