Ferizaj e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin në Raiffeisen Superligën A (Femrat), duke triumfuar bindshëm ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3:0 (25:22, 25:15, 25:16).
Seti i parë ishte më i luftuar, me të dyja skuadrat që shkëmbyen pikë deri në fund, por vendaset u treguan më të sakta në momentet vendimtare, duke fituar 25:22.
Në setin e dytë, Ferizaj mori kontrollin e plotë të lojës, duke shfaqur forcë në sulm dhe stabilitet në mbrojtje, për ta fituar me epërsi të qartë 25:15.
Seti i tretë vazhdoi në të njëjtin ritëm, me Ferizajn që dominoi në të gjitha elementet e lojës dhe e mbylli ndeshjen me fitore 25:16, duke siguruar kështu tri pikët e para në këtë sezon.