Drita e Gjilanit gjunjëzon klubin nga Maqedonia e Veriut

Volejboll

Drita e Gjilanit gjunjëzon klubin nga Maqedonia e Veriut

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:14
Drita

Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit ka arritur fitoren e saj të parë në BVA Cup 2025 (femrat), duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 (25:10, 25:14, 25:12) ndaj OK Fit Fun Volley nga Maqedonia e Veriut në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Vajzat e Dritës treguan lojë të disiplinuar dhe energji të lartë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në çdo aspekt të lojës — nga shërbimi, në mbrojtje dhe në sulm. Me këtë fitore, Drita afrohet te medalja e bronztë në

Kampionatin Ballkanik, një arritje e merituar për skuadrën vendase që po tregon përparim nga ndeshja në ndeshje.

Në ndeshjen e fundit të turneut, KV Drita do të përballet të enjten me AEK Athinën, skuadrën favorite dhe të vetmen të pamposhtur deri më tani në BVA Cup 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat