Peja tregon fuqinë në Ferizaj

Volejboll

Peja tregon fuqinë në Ferizaj

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 14:56
Skuadra e Pejës

Skuadra e Pejës ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion të Raiffeisen Superligës A në volejboll, pasi triumfoi si mysafire me rezultat 1:3 (21:25, 25:23, 20:25, 17:25) ndaj Lubotenit të Ferizajt.

Pas një loje të balancuar në dy setet e para, pejanët morën kontrollin e ndeshjes në vazhdim dhe e mbyllën me fitore 3:1.

Luboteni mbetet ende në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Ndeshja u zhvillua në SHFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, për shkak të rezervimit të palestrës “Bill Clinton” për zgjedhjet lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat