Luboteni fundos Prishtinën

Volejboll

Luboteni fundos Prishtinën

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 12:45
Luboteni

Pas tri javësh pa fitore, Luboteni nga Ferizaj më në fund e ka gjetur rrugën e suksesit në Raiffeisen Superligën A në volejboll, duke triumfuar si mysafir 1:3 (25:21, 22:25, 18:25, 16:25) ndaj Prishtinës.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, por Luboteni reagoi fuqishëm në tre setet e radhës, duke përmbysur rezultatin dhe marrë fitoren e parë të sezonit.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Luboteni ngritet në vend të gjashtë me 4 pikë e Prishtina bie në të shtatin me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat