FVK në ceremoninë e ditës kombëtare të Hungarisë

Volejboll

FVK në ceremoninë e ditës kombëtare të Hungarisë

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 23:18
Bahri Gjinovci, Gentiana Beqa e Valon Nikqi

Me ftesë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux, drejtues të Federatës së Volejbollit të Kosovës morën pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, e cila u mbajt të mërkurën në mbrëmje

Federatën e Volejbollit të Kosovës e përfaqësuan presidenti Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, si dhe anëtarja e bordit Gentiana Beqa, të cilët shprehën urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin dhe shtetin hungarez.

Në fjalën e tij, Ambasadori Dux përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Edhe në aspektin sportiv, Hungaria ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me bashkëpunime që kanë kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të volejbollit në vendin tonë.

Në këtë rast, Federata e Volejbollit e Kosovës dërgon urimet më të përzemërta për Federatën Hungareze të Volejbollit dhe gjithë komunitetin sportiv hungarez, duke u dëshiruar suksese të vazhdueshme në zhvillimin dhe promovimin e sportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat